Fituesja e njohur e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka përjetuar një mëngjes të vështirë pasi qeni i saj i dashur, Willy, është larguar nga shtëpia. Të shqetësuar për fatin e tij, Selini iu drejtua menjëherë rrjeteve sociale për të kërkuar ndihmën e mijëra ndjekësve të saj.
Në një postim emocionues në Instagram, Selini bëri thirrje për ndihmë të shpejtë, duke përshkruar qenin e saj dhe duke kërkuar nga kushdo që ta shohë atë të kontaktojë menjëherë. “Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, shkroi ajo.
Ajo gjithashtu ka ndarë disa fotografi të qenushit të saj të bardhë, duke shpresuar që pamja e tij të ndihmojë në gjetjen e tij sa më shpejt. Të gjithë shpresojmë që Willy të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.


