Mimoza Ahmeti, fermerja e njohur, po mahnit publikun me fizikun e saj mbresëlënës, duke u shndërruar në një frymëzim për shumë gra.
Në moshën 62-vjeçare, Ahmeti tregon se mosha nuk është pengesë për të mbajtur një formë fizike të shkëlqyer. Kureshtja e publikut ka nxitur zbulimin e sekretit të saj, i cili, sipas vajzës së saj, Lukës, qëndron te dieta.
“Fruta, perime, peshk pafund dhe sallatë. Nuk i ha brumërat dhe ëmbëlsirat”, ka zbuluar Luka, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve rreth rutinës ushqimore të së ëmës. Ky regjim ushqimor, i pasur me vlera ushqyese dhe i varfër me kalori të panevojshme, duket të jetë çelësi i linjave të Mimoza Ahmetit.


