E premte, 11 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Po dorëhiqem që të jem nënë e mirë, Trumpi nuk më la në aeroplanin e shënjestruar

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar dorëheqjen nga posti, duke thënë se dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes së saj pas lindjes së fëmijës së dytë.

Leavitt, e cila në moshën 28-vjeçare u bë personi më i ri që ka mbajtur këtë detyrë, ka qenë një prej mbështetëseve më të zëshme të presidentit Donald Trump gjatë 18 muajve të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Megjideklaroitë, dorëheqja e saj është shoqëruar edhe me një pretendim të pazakontë. Në rrjete sociale është përhapur një version se Leavitt dhe disa anëtarë të kabinetit të Trumpit ishin lënë në një avion “mashtrues”, i cili dyshohej se ishte në shënjestër të një kërcënimi terrorist, ndërsa Trumpi ishte larguar fshehurazi nga Turqia me një tjetër avion.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

bazuar në saj, largimi nga detyra nuk lidhet me ndonjë përplasje me Trumpin apo me incidentin e përfolur, por me dëshirën për të qenë më e pranishme për familjen.

“Pas lindjes së fëmijës tim të dytë, kuptova se nuk mund të jem nëna më e mirë e mundshme”, ka thënë ajo, duke iu referuar kohës dhe angazhimit të madh që kërkon puna në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi e ka cilësuar Leavitt si një prej ndihmëseve të tij më të besuara. Gjatë mandatit të saj, ajo u bë një figurë tejet polarizuese, duke u përplasur vazhdimisht me gazetarët dhe duke mbrojtur me vendosmëri presidentin në konferencat e Shtëpisë së Bardhë.

Dorëheqja e saj i jep fund një prej qëndrimeve më të gjata në këtë post gjatë administratës Trump, ndërsa tash mbetet e hapur pyetja se kush do ta zëvendësojë një prej zërave më të afërt me presidentin në komunikimin publik.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *