Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në seancën e kaluar, Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.
Po ashtu në këtë seancë Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji.
Shpërndaje
Pëlqeje
https://www.facebook.com/plugins/like.php?href=https://indeksonline.net/nis-seanca-ndaj-naim-murselit-dhe-te-tjereve-te-akuzuar-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-video/&width=51&layout=box_count&action=like&size=small&show_faces=true&share=false&height=65&appId
https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.c7112f7adf6a24ddcb78d834866e1439.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-1&lang=en&original_referer=https://indeksonline.net/nis-seanca-ndaj-naim-murselit-dhe-te-tjereve-te-akuzuar-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-video/time=10:26%20am&type=share&url=https://indeksonline.net/nis-seanca-ndaj-naim-murselit-dhe-te-tjereve-te-akuzuar-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-video/
10:26 / E Enjte, 26 Mars 2026 / KV
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt (VIDEO)
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në seancën e kaluar, Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.
Po ashtu në këtë seancë Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji.
“Keni parashtru kërkesë me komuniku me djalin. Kam kontaktu me autoritetet suedeze, jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa, për kërkesën që e ke ba me komuniku me Behgjet Pacollin, me numër të telefonit të Zvicrës dhe me dhëndrin tuaj- ajo është kërkesë që nuk lejohet, sepse këtë kategori të personave nuk e lejon ligji”, ishte shprehur Dermaku.

Ndërsa në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën. Liridona Ademaj u vra, më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
