Showbiz

Sara Hoxha zbulon përvojën tronditëse me përndjekësin: Si e ktheu jetën e saj në makth dhe si e mori drejtësinë

Prezenca në rrjetet sociale, edhe pse shpeshherë sjell vëmendje pozitive, mund të ketë edhe anën e saj më të errët. Këtë e ka dëshmuar së fundmi edhe Sara Hoxha, e cila në një rrëfim të sinqertë për ‘X Media’ ka ndarë një ngjarje personale mjaft të frikshme dhe shqetësuese.

Hoxha ka zbuluar se është bërë viktimë e një rasti të rëndë përndjekjeje, ku individi në fjalë e monitoronte çdo lëvizje duke shfrytëzuar aktivitetin e saj të përditshëm në rrjetet sociale. Postimet e saj publike shërbenin si udhëzues për përndjekësin, duke i mundësuar atij të dinte vendndodhjet dhe t’i shfaqej në të njëjtat ambiente.

Situta u bë edhe më e pakëndshme dhe e rrezikshme pasi, sipas rrëfimit të Sarës, ky person jo vetëm që e ndiqte fizikisht, por edhe kërkonte informacione për të nga njerëzit pranë saj. Kjo situatë cënoi rëndë privatësinë dhe sigurinë e saj, duke krijuar një gjendje të vazhdueshme ankthi.

E vendosur të mos e tolerojë më këtë sjellje, Sara Hoxha mori një vendim të guximshëm duke bërë një denoncim zyrtar në polici. Ky hap ligjor rezultoi efektiv, pasi ajo konfirmoi se pas ndërhyrjes së organeve të rendit, përndjekësi nuk e ka më shqetësuar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *