Showbiz

Sara Hoxha zbulon bisedën emocionuese me Poem pas ndarjes nga Ledri Vula: “Pse nuk jemi më bashkë?”

Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit Ledri Vula, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira pas ndarjes së tyre, duke u fokusuar te vajza e tyre, Poem. E ftuar në një intervistë për “X Media”, Sara foli hapur për sfidat e komunikimit me një fëmijë kur familja përjeton ndryshime të tilla.

Pyetja më e dhimbshme, sipas saj, erdhi pikërisht nga Poem: “Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri.” Sara vendosi të ishte e sinqertë me vajzën, duke i shpjeguar situatën në terma të thjeshtë, të kuptueshëm për moshën e saj.

Ajo shpjegoi se marrëdhënia me Ledrin nuk po funksiononte më si më parë dhe se ata nuk po arrinin të gjenin mirëkuptim. Por biseda nuk u mbyll me kaq. Poem vijoi me një pyetje edhe më emocionuese: “Po ju mund ta rregulloni?” Kjo pyetje, siç rrëfeu Sara, ishte tepër e vështirë për t’u përballuar si nënë.

Sara i shpjegoi vajzës se ata kishin provuar të rregullonin marrëdhënien, por për fat të keq, kjo nuk kishte funksionuar dhe se ndarja ishte vendimi më i mirë për të gjithë. Në fund të intervistës, Sara theksoi rëndësinë jetike të komunikimit të hapur dhe të sinqertë me fëmijët në situata delikate, duke nënvizuar se sa më qartë t’u paraqitet realiteti, aq më lehtë ata mund ta kuptojnë dhe ta pranojnë atë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *