Ish-banorja e njohur e formatit televiziv ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni, ka dhënë një paralajmërim humoristik për të gjitha vajzat dhe gratë përmes rrjeteve sociale. Ajo ka ndarë përvojën e saj si partnere e një këngëtari gjatë periudhës së verës, duke theksuar sfidat që ajo sjell.
Sara shpjegoi se ndërsa shumica e familjeve shijojnë pushimet verore së bashku, ajo duhet të presë deri në fund të shtatorit për t’i dhënë fund angazhimeve muzikore të partnerit të saj, Bardhit. “Ore s’eshte fare qejf ta kesh burrin kengetar, sidomos ne vere. Kur te gjithe ikin ne plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhe mall te mbaroje koncertet deri ne shtator. Katastrofe,” shkroi ajo.
Ajo sugjeroi me humor që për një jetë më të qetë verore, vajzat duhet të zgjedhin partnerë me profesione më tradicionale. “Martohuni me financier ose dike qe punon ne banke nqs ju pelqen deti”, këshilloi ajo.
Sara Gjordeni dhe Bardhi, të cilët tashmë janë prindër të një vajze, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të dytë.


