Kuriozitet

Sa megapikselë ka syri i njeriut?

Sipas shkencëtarit dhe fotografit, dr. Roger Clark, rezolucioni i syrit të njeriut është 576 megapiskelë

Rezolucioni prej 576 megapikselëve do të thotë që nëse do të krijonit ekran me fotografi aq të kthjellët dhe të qartë sa që nuk mund t’i dalloni pikselët veç e veç, do të detyroheshit që të paketonit 576 megapikselë në sferën e madhësisë së fushës suaj të shikimit.

Për të ardhur deri te ky numër, doktor Clark ka supozuar kthjelltësinë optimale vizuale në fushën e shikimit, përkatësisht ka supozuar që sytë tuaj lëvizin sipas pamjes para jush. Mirëpo në një shikim, rezolucioni zvogëlohet përreth 5-15 megapikselë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kjo është kështu sepse sytë tuaj kanë shumë të meta të cilat kamera nuk i pranon, transmeton Prishtina Post.

bionic eye featured 1024x410

Pamjet në rezolucion të lartë i shihni vetëm në hapësirë shumë të vogël madje në qendër të fushës suaj të shikimit, të quajtur fovea. Keni pikën e vdekjes aty ku nervi juaj optik takohet me retinën tuaj. Lëvizni sytë tuaj sipas pamjes jo vetëm për të grumbulluar më shumë informacione, por për t’i përmirësuar ato mangësi në sistemin tuaj vizual.

Mirëpo, syri nuk është objektiv i fotoaparatit i cili grumbullon riprodhime në bankën tuaj memorike.

Syri është më i ngjashëm me detektivin, ai grumbullon të dhëna dhe gjurmë nga rrethina, ndërkaq pastaj i dërgon në tru në atë mënyrë që të formohet fotografia e plotë.

Natyrisht, tashmë ekziston rezolucioni i ekranit në të cilin sytë tanë nuk mund t’i dallojnë pikselët. /Prishtina Post/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *