Kulturë

Rrahen mes vete babë e bir në Prishtinë, të dy arrestohen dhe përfundojnë në qeli

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, e sulmuan një person

​    

​

Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.

Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se nisi me ofendime e britma e më pas eskaloi në në dhunë fizike, ku të dyshuarit, njëri 56 e tjetri 32-vjeçar u rrahën mes vete.

Rasti u denoncua në Policia dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku si rezultat të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po ashtu, me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *