Showbiz

Rozana Radi kundër dezinformatave: “Do të ndjek të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e reputacionit tim”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka reaguar fuqishëm ndaj një vale akuzash dhe spekulimesh që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke theksuar se emri i saj është keqpërdorur në lidhje me video të dyshimta.

Radi ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me materialet që po shpërndahen, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pa bazë. “Unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”, ka deklaruar ajo në një postim ku ka shprehur shqetësimin e saj për këtë situatë.

Këngëtarja ka paralajmëruar masa ligjore ndaj personave që synojnë të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e saj. “Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë”, ka theksuar Radi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo ka kërkuar respektimin e jetës private të saj dhe të familjes, duke u bërë thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë dezinformata. “Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë”, ka apeluar ajo.

Rozana Radi ka kërkuar bashkëpunim për të mos i dhënë më vëmendje këtyre materialeve, duke e konsideruar situatën të papranueshme dhe dëmtuese. “Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, ka përfunduar ajo, duke lënë të kuptohet se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore nëse dezinformatave nuk u jepet fund.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *