Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngjallur diskutime të shumta dhe ka marrë vëmendjen e gjithë publikut me ndryshimin e saj më të fundit në pamjen fizike. Fotografi të shumta po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke krahasuar paraqitjet e saj nga periudha të ndryshme, dhe theksuar një transformim fizik mbresëlënës.
Në imazhet e fundit, Ronela shfaqet me një siluetë dukshëm më të hollë, duke habitur ndjekësit të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë ndryshimin e saj rrënjësor. Artiistja, e cila zakonisht është në qendër të vëmendjes për sukseset muzikore dhe stilin e saj unik, këtë herë ka tërhequr vëmendjen kryesisht për përkushtimin e saj ndaj formës fizike.
Reagimet nga fansat kanë qenë mbizotëruese, me shumicën që e kanë komplimentuar për dukjen e saj aktuale dhe rezultatet e dukshme të mundit të saj. Pamja e Ronelës në këto fotografi është vlerësuar si më e mira deri më tani, duke konfirmuar se këngëtarja po shkëlqen si kurrë më parë.


