Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, janë zhvendosur në një shtëpi të re në kryeqytetin saudit, Riad.
Ronaldo, i cili luan në Arabinë Saudite, së bashku me partneren e tij morën me qira një vilë të re për të banuar dhe ambientet e brendshme të shtëpisë u shpërndanë nga modelja dhe influencuesja në rrjetet e saj sociale.
Pas videos së publikuar, mediat spanjolle zbuluan se nuk bëhej fjalë për rinovimin e shtëpisë së mëparshme, por se Georgina kishte publikuar pamje nga ambienti i brendshëm i vilës së re.

Është një shtëpi më e vogël dhe më e lirë se ajo ku ka jetuar deri më tani Ronaldo dhe çmimi i saj është 10 milionë euro.

Megjithatë, Ronaldo dhe Georgina nuk e blenë atë, por do të paguajnë qiranë.
Vila ndryshon nga ajo e mëparshme sepse ka një pishinë me karakteristika olimpike. Gjithashtu ka sauna, palestër, një kat ekskluzivisht me dhoma dhe katin e dytë ku janë të gjitha dhomat e tjera.
Interesante është që arkitekti i vilës është i njëjtë me shtëpinë e vjetër ku jetonin çifti që kur mbërritën në Arabinë Saudite. Vila ndodhet në lagjen më elitare të Riadit, Al Muhammadiyah.

Pushimi në Arabinë Saudite do të zgjasë një muaj dhe gara do të rifillojë më 9 janar./PrishtinaPost
