E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Roamingu mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor drejt heqjes vitin e ardhshëm

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë autorizuar hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.

Ky vendim do të miratohet edhe formalisht në takimin e ministrave të Brendshëm, që do të mbahet nesër, kur edhe nis procesi i negociatave individuale me secilin shtet të rajonit, i cili duhet të çojë drejt heqjes së plotë të roamingut.

Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur këtë vendim, duke nënvizuar se e mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e angazhimit tonë ndaj rajonit. Ne presim me padurim miratimin zyrtar të vendimit që autorizon hapjen e negociatave për këto marrëveshje”, ka thënë një zëdhënës i Presidencës së Qipros në BE.

Vendimi në fjalë i referohet hapjes së negociatave për marrëveshje sektoriale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përkatësisht për roamingun në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

autoritetet evropianë synojnë që procedurat e negociimit dhe arritja e marrëveshjeve të përmbyllen brenda gjashtë muajsh. Kjo marrëveshje, kur të arrihet, nënkupton lidhje të pandërprerë me tarifa vendore për qytetarët nga rajoni që vizitojnë zonën e BE-së, si dhe anasjelltas. Në rastin ideal, roamingu ndërmjet rajonit dhe shteteve të Bashkimit Evropian mund të hiqet që vitin e ardhshëm.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *