Lajmet e Fundit

Rita Ora e Ftuar për Çdo Vit: A do të Performojë Ndonjëherë në Sunny Hill Festival?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Babai i Dua Lipës dhe organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa, pak ditë më parë ka folur rreth këtij edicioni dhe risitë që do të sjellë.

Në emisionin ‘Radar’ në Radio Dukagjini, ai ka treguar se festivali nis të enjten, 25 korrik, në orën 14:00 dhe vendi tashmë është shndërruar në një park me disa skena.

“Artistët tashmë e njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill. Ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, por edhe vendet e rajonit”, u shpreh ai.

I pyetur për raportin e Dua Lipës dhe Rita Orës dhe nëse kjo e fundit do të jetë ndonjëherë pjesë e Sunny Hill, Lipa tha se ajo ftohet çdo vit. Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta, Rita Ora nuk ka mundur të jetë e pranishme deri më tani.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tutje, Dukagjin Lipa shtoi se festivali do të vazhdojë të sjellë artistë të njohur dhe të promovojë rajonin, duke e bërë Sunny Hill një ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe më gjerë.

“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, theksoi ndër të tjerash.

Sunny Hill Festival do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në një lokacion të ri, Bërnicë.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *