E martë, 7 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ribashkohen pas 25 vitesh protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Pas më shumë se dy dekadash, aktorët kryesorë të telenovelës së famshme “Kassandra”, Coraima Torres dhe Osvaldo Ríos, janë ritakuar në një incident publike, duke ngjallur nostalgji te fansat e serialit në mbarë botën.

Ribashkimi i tyre u realizua gjatë një eventi ndërkombëtar të zhvilluar në Dubai, ku të dy artistët morën pjesë në “Top Humanity Leaders Awards”, një ceremoni që vlerëson personalitete nga fusha të ndryshme për kontributet e tyre profesionale dhe humanitare.

Seriali “Kassandra”, i cili u transmetua në fillim të viteve ’90, mbetet një nga telenovelat më të njohura latino-amerikane, duke arritur audiencë të madhe edhe në Evropë dhe Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Gjatë eventit, dy aktorët u nderuan me çmime për karrierat e tyre artistike dhe ndikimin e tyre ndër vite në industrinë e televizionit, ndërsa pamjet nga takimi i tyre janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer emocionet e fansave të serialit.

MV5BNjk3YzJmNWEtMGI2Ny00MTA1LTk4MzktMzIwOWNmZDNiMWYxXkEyXkFqcGc@. V1

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *