Showbiz

Rezart Veleshnja humb të atin, aktori i jep lamtumirën me një dedikim prekës

Ish-aktori i njohur Rezart Veleshnja po përballet me një dhimbje të thellë, pasi ka humbur të atin, një humbje që ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij.

Lajmi i trishtë u shpërnda nga vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ndau disa momente të çmuara me babain e tij, duke e shoqëruar me një dedikim emocional.

Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrifica. Ke qenë shoku më besnik. Që do të na përcillje kaq shpejt për ne, parajsë, nuk e kisha menduar kurrë. Do më marrë malli çdo ditë, babo! Të dua!” shkruan ai në InstaStory, duke shprehur ndjenjat e tij më të thella.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Rezart Veleshnja thekson se babai i tij ishte njeriu më i mirë që kishte njohur ndonjëherë, dhe se humbja e tij ka lënë një boshllëk të paimagjinueshëm në familje.

Ishe babai më i mirë në botë. Më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ta bëj. Ma theve zemrën. Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!” shkruan aktori, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë.

Postimet e tij janë shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët kanë ofruar mbështetje në këtë periudhë të vështirë për të.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *