Historia e komplikuar mes reperëve të njohur, Stresi dhe Cllevio, ka marrë një kthesë të papritur. Pas një periudhe të gjatë tensioni dhe përplasjesh publike, duket se dy artistët kanë vendosur të lënë pas konfliktet e së kaluarës. Një telefonatë e papritur gjatë një transmetimi ‘live’ të Cllevios ka shënuar fillimin e një kapitulli të ri, duke ngjallur kuriozitet të madh në mesin e fansave.
Miqësia mes Stresit dhe Cllevios daton prej kohësh, duke përfshirë edhe periudha të kaluara së bashku në Bruksel. Megjithatë, marrëdhënia e tyre nisi të ndërlikohet në vitin 2022, përkrah konfliktit të Stresit me reperin Noizy. Përfshirja e Cllevios në këtë përplasje dhe qëndrimi i Stresit konsiderohen si pika kthese kryesore që çuan në prishjen e miqësisë.
Tensionet kulmuan gjatë verës së vitit 2022 me akuza dhe ofendime publike. Përpjekjet e mëvonshme për pajtim, si vizita e Stresit te Cllevio apo telefonata e Cllevios gjatë një transmetimi ‘live’ në maj 2023, nuk arritën të rikthejnë normalitetin. Edhe në gusht 2024, mosmarrëveshjet publike vazhduan, me të dy artistët që shkëmbyen komente të ashpra.
Tani, pas katër vitesh nga shpërthimi i konfliktit, komunikimi i fundit mes tyre sinjalizon një mundësi për ribashkim. Nga miq të ngushtë, në kundërshtarë publikë, dhe tani sërish në bisedë, Stresi dhe Cllevio duket se janë gati të rindërtojnë marrëdhënien e tyre artistike dhe personale.

