Protestë kundër uzurpimit të 25 hektarëve tokë të banorëve të Deçanit nga Manastiri i Deçanit
Teksti u përgatit nga: Faton B. Mehmetaj
“Gjithë shqiptarët ku do janë, nuk kan tjetër veç një NANË”!
“Më ka shku jeta gjithmonë në luftë, herë me shpatë e herë me pushkë!
I mbrojta vet trojet e mija, gjithmonë bashkë me qenë Shqipnia”.
Populli ynë; Për liri e për Atdhe, kurrë s’është shitë as nuk është ble!
Fjalët e vjetra shka po thonë, kush ka qenë do të jetë gjithmonë!
Kurrë ma afër nuk ka qenë dita
Me u bashku do djem petrita
E me dhën besën e Zotit
Mos me mbetë si dikur në letër,
Me i bashku kufitë e vjetër,
E kur të zbardh e lumja dritë
Te Molla e Kuqe kam me të pritë. (popullore)
PSE PO PROTESTOHET?
Kisha e Deçanit që nga viti 1990, ka shkaktuar shumë pengesa në këtë komunë. Nga viti 2000 e këndej shumë projekte dhe investime shumica prej tyre nga bashkësia ndërkombëtare u penguan nga kisha për tu realizuar, duke e shfrytëzuar statusin e zonës së mbrojtur dhe disa privilegje tjera që ja caktoj bashkësia ndërkombëtare, kisha e shfrytëzoj rastin për t’i penguar pothuajse të gjitha zhvillimet e Komunës së Deçanit sidomos të fushës së turizmit. Kjo është arsyeja e kësaj proteste, ndryshe nga protestat tjera, të cilën e shkrova unë dhe u mbeshtet nga disa persona me ndikim të cilët janë përputhë me mendime dhe idenë e kësaj proteste. Gjeneratat e reja duhet ta dinë të vërtetën rreth problemeve që Manastiri ja shkaktoj qytetarëve të Deçanit, jo për ti nxitur ato, por për hirë të së vërtetës, historosë dhe tolerancës që kanë pas banorët shqiptar ndaj Manastirit në të gjitha kohërat, edhe pse Manastiri në asnjë kohë nuk ka qenë korrekt me këta njerëz shumë të mirë. Në këtë shkrim do t’i paraqes disa arsye pse kleri i këtij Manastiri duhet të kërkojë falje për të bëmat kundër shqiptarëve gjatë njëqindvjetëshit të okupimit serb të Kosovës nga Serbia, për faktin se, në një mënyrë a tjetrën, kleri i këtij tempulli fetar ishte instrument i të gjitha pushteteve serbe. Në këtë shkrim unë shpreh mendimin se të parët e këtij Manastiri duhet të kërkojnë falje për vrasjet, dhunimet, masakrat, dëbimet, krimet e pafund dhe gjenocidin që shteti serb i ka bërë ndaj shqiptarëve nga viti 1912 deri në vitin 1999. Studiuesit, shkencëtarët dhe hulumtuesit shqiptarë dhe botëror duhet t’i lejojnë të kenë qasje në arkivat e këtij Manastiri. Poashtu kisha dhe Akademia e Shkencave të Serbisë duhtet ti kthej Shtetit të Kosovës të gjitha eksponatet arkeologjike, dorëshkrimet dhe artefaktet tjera që i ka përvetësuar e vjedhur me forcë apo me mashtrim për gati njëqind vjet sepse këto gjëra janë me vlera të pakontestueshme për historinë dhe kulturën e Kosovës.
KISHA E DEÇANIT ËSHTË KISHË E BANORËVE TË DEÇANIT
Territori i Deçanit i përket identitetit iliro-dardan dhe arbëror-shqiptar që ka rëndësi historike, kulturore, arkeologjike dhe artistike ku janë të dukshme identiteti dhe etniteti dardan. Pjesë e kësaj historie të vjetër është Kisha e lashtë e Deçanit. Pra Kisha e Deçanit ka qenë kishë e vjetër katolike shqiptare e të parëve tanë që e ka ruajtur kultin hyjënor nga lashtësia e gjerë më sot. Fillimisht Manastiri i Deçanit i përkiste Hyjneshës Dardane Dekana, hyjneshë vendase pagane. U ndërtua në truallin e Ilirisë, për nevoja të banorëve të Deçanit dhe fshatrave për rreth, ku popullata shqiptare jetoj me shekuj. Në periudha te hershme në Deçan ka jetuar fisi i Ulëzakëve prandaj Deçani njihej edhe si qyteza e Ulzës. Në hapësirat e Kishës së Deçanit në kohërat e vjetra 1000 vite e më shumë, para se sllavët dhe turqit të mbërrinë këtu, festohej festa e “Gospogjinit-Shen Gjinit” e cila manifestohej më 28 gusht. Kurse për festën e Zonjës së Bekuar pranë kishës së Deçanit dhe Kronit të Gushavcit, tuboheshin shumë njerëz nga Rrafshi i Dukagjinit, Fushë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shkodra etj, me ketë rast, aty thereshin shumë desh e qe, dhe u mendua se emri i Deçanit rrjedh nga emri Dash, apo desh që thereshin në këtë kohë për nderë të kësaj feste. Kjo festë ishte pagane por që festohet edhe sot. Në monografinë e Deçanit ku autor jam unë (Faton Mehmetaj dhe Fetnete Ramosaj), që ka mbi 500 faqe, botuar në vitin 1997, por edhe në mbi 20 fejtone të gjata që ja kamë kushtuar Kishës së Deçanit e ku personeli i kësaj kishe më ka cilësuar si person Non Grata, janë dhënë detale e fakte të pakufishme për pronësinë e kësaj kishe, të cilën Dushani me njerëzit e tij e bën për vete. Sa i përket përvetësimit të kishave dhe manastireve famëmëdha nga pushtuesit e ndryshëm nëpër botë në periudha të ndryshme historike po e përmendi shembullin e Shën Sofisë-Ajasofija që ishte qendra e bizantit, por u përvetsua nga turqit dhe u bë xhami e si e tillë shërben edhe sot e kësaj dite. Shën Sofia-Ajasofja (“Shën Sofi” do të thotë “Urtësi e Shenjtë”, që është një prej karakteristikave të Jezu Krishtit), u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë. Ajasofja shërbeu si kishë e ritit të krishterëve ortodoks për rreth 1000 vite, me ardhjen e kryqëzatave u kthy në kishë të ritit katolik, kurse pas ardhjes së osmanëve në Stamboll, Sulltan Mehmeti II, më 1 qershor 1453 e ka shndërruar në xhami dhe si e tillë shërbeu për 500 vjet. Më pas shumë kohë ishte monument muze dhe tani prap është kthyer në xhami nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoan. Kulminacioni i hyjnorës së Shën Sofisë si shtëpi e Zotit arriti në pikën më të lartë kur kulti i saj shërbeu për të krishterët e besimit ortodoks, për të krishterët e besimit katolik dhe për besimtarët myslimanë, që do të thot për rreth 1500 vjet u ka shërbyer dhe i ka nderuar të dy fetë me lavdinë e saj. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet.
Shën Sofia shërbeu si kishë e ritit të krishterëve ortodoks për rreth 1000 vite, me ardhjen e kryqëzatave u kthy në kishë të ritit katolik, kurse pas ardhjes së osmanëve në Stamboll, Sulltan Mehmeti II, më 1 qershor 1453 e ka shëndrruar në xhami dhe si e tillë shërbeu për 500 vjet.
Edhe pse pas pushtimit të Konstantinopojës nga turqit, Ajasofja u shndërrua në xhami dhe si e tillë shërben ende, ajo mbetet dhe njihet si monumenti më i madh në botë i ritit ortodoks të bizantit, sikurse që është edhe Manastiri i Deçanin kishë iliroshqiptare e përvëtsuar nga sllavqt pas ardhjes së tyre në Kosovë. Këto gjëra ndodhin gjatë historisë sepse pushtuesi nuk pyet, por e vërteta jeton dhe historia mbetet dëshmitare e kohës për të treguar të vërtetën. Shqiptarët e kanë historinë e tyre të lashtë si popull autokton nga i cili popull lindën figura të shquara, të cilët e përcaktuan rrjedhën e historisë njerëzore. Njëri prej tyre ishte Perandori Dioklician, pastaj perandori Justin i lindur në Shkup, Konstandini i Madh, themelues i Konstantinopojës i lindur në Nishë, Perandori Justinjan i lindur në Ulpianë-Prishtinë, që e ngriti “Ajasofinë”, pastaj nga populli ynë lindi Shën Jeronimi përkthyes i parë zyrtar i Bibles në gjuhën latine, por edhe krijuesi i parë i himneve kishtare, pastaj Gjergj Kastrioti Skënderbeu që e mbrojti Evropën dhe krishterimin me nderin e tij dhe gjakun e ushtarëve të tij, më radhë vjen e bekuara Shën Nëna Terezë e qindra e mijëra tjerë si këta shqiptar që nderuan njerëzimin me veprat e tyre. Duhet saktësuar se gjatë gjithë historisë pjesa dërmuese e popullit shqitar i ka takuar besimit ortodoks por edhe atij katolik. Me ardhjen e Dushanit në pushtet një pjesë e vogël e shqiptarëve u konvertuan me dhunë në ortodoks sllav.
Ky Manastir u ndërtua afër lumit të Lumbardhit dhe uijt të thart, nën shpatijet e Bjeshkëve të Nemuna. Këtë Manastir e bëjnë të famëshme disa faktor; është kisha më e madhe ortodokse e Mesjetës në Gadishullin Ilirik, është manastiri më i pasur më piktura në Evropë, dhe e ka afreskun më të madh të artit bizantin të ruajtur prej nesh deri në ditët e sotme. Lartësia e kupolës ka 15 metra. Nga piktor të panjohur u pikturuan dy piktura me dy “alien”, (qënje jashtëtoksore), për të cilat studiuesit nuk kanë dhënë shumë spjegime. Por që dihe se simbolet e përdorura nga piktori për dy “alienët” në këtë afresk dëshmojnë se bëhet fjalë për një mit të besimit pellazg. Ai shpreh botkuptimin e tyre mbi hyjnizimin e njeriut pas vdekjes duke u larguar nga toka drejt botës së përtejme ku ndodhet Krijuesi. Pos tjerash, në kishën e Deçanit gjënden kapelat e Shën Dhimitrit dhe Shën Nikollës shënjëtor të kishës katolike. Aty gjendet edhe arkivoli i Shën Vlladimirit shenjëtor me origjinë arbërore. Këtë të dhënë e përmend edhe Pjetër Bogdani në relacionet e tij të vitit 1662 gjatë vizitës së tij që ja bëri Junikut, Manastirit të Deçanit e qendrave tjera arbërore me qëllim të organizimit të një kryengritjeje antiosmane në atë kohë. Këtu duhet cekur se gjatë shek. IV-V organizimi kishtar në Iliri, mori hov aq të madh, saqë vetëm në Dardani u ngritën 5-7 ipeshkvi. Gjatë shekujve II-III, Ulpiana pas Scupi-t zinte vendin e dytë në Dardani. Në atë kohë Dardania përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, Serbisë Jugore dhe Maqedonisë Perëndimore, e që gjatë shekujve I-II i takonte provincës romake Moesia Superiore.4 Këtu duhet sqaruar edhe një gjë, në treveën e Dardanisë para se të ndahej kisha e krishterë, aty gërshetoheshin interesat latino-romane me ato greko-bizantine, çështje këto që u institucionalizuan definitivisht me ndarjen e kishave.
(Pjesa e dytë vazhdon nesër)…
