Showbiz

Prishtina: Tarifa të reja për bizneset, deri në 3,000 euro në vit – Çfarë parashikon draft-rregullorja?

Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e konsultimit publik për një draft-rregullore të re, e cila synon të vendosë tarifa të reja për një gamë të gjerë kategorish biznesore në kryeqytet. Këto tarifa, që do të variojnë nga 100 deri në 3,000 euro në vit, pritet të ndikojnë në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga ndërtimtaria, tregtia, transporti, shërbimet profesionale, arsimi dhe shëndetësia private, deri te aktivitetet sportive dhe rekreative.

Dokumenti i publikuar për diskutim sugjeron tarifa më të larta për spitale private, mjekësi të specializuar private dhe shërbime të mirëmbajtjes trupore, të cilat mund të arrijnë deri në 3,000 euro vjetore. Dentistëria, qendrat e thirrjeve (Call Center) dhe arsimi i lartë privat parashihet të tarifohen me 2,000 euro. Për institucionet private të arsimit të përgjithshëm dhe atyre të mesëm teknik e profesional, tarifa e propozuar është 1,500 euro, ndërsa për arsimin fillor privat, 1,000 euro.

Sektori i profesioneve të lira dhe shërbimeve profesionale gjithashtu do të preket. Avokatët dhe noterët do të paguajnë nga 1,000 euro, ndërmjetësuesit juridikë 700 euro, ndërsa aktivitetet e kontabilitetit, librëmbajtjes, auditimit dhe arkitekturës nga 500 euro.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në fushën e sportit dhe estetikës, klubet sportive do të përballen me një tarifë prej 300 eurosh, palestrat e fitnesit me 500 euro, dhe sallonet e bukurisë me 1,000 euro në vit.

Luftar Braha, Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, ka konfirmuar se dokumenti është zyrtar, por ende në proces finalizimi. Ai theksoi se këto kategori të reja të bizneseve do të tatohen bazuar në ndikimin e tyre në bashkëjetesën qytetare dhe se rregullorja është e hapur për propozime nga publiku.

Konsultimet publike për këtë draft-rregullore do të zgjasin deri më 24 qershor. Të gjitha palët e interesuara inkurajohen të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të dokumentit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *