Lajmet e Fundit

Prishtina Post: Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Me fillimin e muajit korrik, qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë hyrjen e bashkatdhetarëve tanë, duke subvencionuar policën e sigurimit kufitar. Ky vendim u zyrtarizua sot me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministri Sveçla, Guvernatori Ismaili, dhe përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Duke filluar nga e hëna, 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë drejt Kosovës me automjete për pasagjerë do të kenë mundësinë të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri për një muaj nga dita e lëshimit dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

“Mirësevini në vendlindje! Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë,” deklaroi Ministri Sveçla.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Është e rëndësishme të theksohet se në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij njëmujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

Kjo iniciativë pritet të lehtësojë ndjeshëm procedurat për bashkatdhetarët që udhëtojnë drejt Kosovës, duke ofruar një mirëseardhje më të ngrohtë dhe më të sigurt.

hekuran murati 1

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *