Në ditën vendimtare të zgjedhjeve, ku Vjosa Osmani garonte për presidente, bashkëshorti i saj, Prindoni Sadriu, ka treguar një anë veçanërisht romantike dhe mbështetëse ndaj saj. Ky gjest i kujdesshëm, ku ai u shfaq pranë saj me dashuri, nuk i shpëtoi vëmendjes së opinionit publik dhe politikanëve.
Njëri nga ata që vlerësoi publikisht këtë moment ishte kandidati për deputet, Bardhyl Hasanpapaj. Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehu admirimin e tij për lidhjen dhe mbështetjen mes çiftit.
“Zgjedhjet e ëmbëlsojnë demokracinë, siç ëmbëlsira dashninë. Mirësia dhe njerëzia fillojnë te shtëpia, pastaj mund të përcillen te shoqëria! Kur është i fortë krahu, nuk humbet caku.”, shkroi Hasanpapaj, duke nënvizuar rëndësinë e dashurisë dhe mbështetjes familjare, sidomos në momente të rëndësishme politike.


