Lajmet e Fundit

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në për anëtarësimin në NATO

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim të rëndësishëm me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, duke theksuar nevojën për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim, Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe dypartisake të SHBA-së, duke i cilësuar ata si aleatë strategjikë. Ajo nënvizoi rëndësinë e rivendosjes së Dialogut Strategjik si një mjet kyç për thellimin e marrëdhënieve dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Një nga synimet kryesore të Kosovës, sipas Presidentes, mbetet anëtarësimi në NATO, i cili do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. “Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është thelbësore në këtë proces. Anëtarësimi ynë në NATO do të kontribuojë në një ambient më të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë,” tha Shiroka Pula.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Presidentja falënderoi senatoren Shaheen për angazhimin e saj ndaj Kosovës dhe për mbështetjen e pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it. Ajo vlerësoi lart iniciativën e senatores Shaheen për t’i dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke e konsideruar si një hap domethënës për sigurinë e vendit.

Shiroka Pula rikujtoi gjithashtu reagimin e menjëhershëm të senatorës Shaheen pas agresionit të 24 shtatorit 2023 nga Serbia, duke theksuar nevojën për përgjegjësi për autorët e këtij akti. Si shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Presidentja i akordoi senatorës Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, dekorata e parë e dhënë nga Presidentja Shiroka Pula që nga marrja e mandatit.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *