Politikë

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Zvicrës, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë shtet si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në rrafshin politik, ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo ka shprehur mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe përkrahjen në rrugëtimin evropian të vendit.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit i është kushtuar edhe rolit të mërgatës shqiptare në Zvicër, kontributi i së cilës, sipas presidentes, mbetet i jashtëzakonshëm në forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Po ashtu, është vlerësuar kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, i cili është pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, duke dhënë mbështetje të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në përfundim, presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke shprehur bindjen se Zvicra do të vazhdojë të jetë një partnere dhe përkrahëse e rëndësishme e Kosovës.

Kurti për Specialen në Paris: Kur s’je i…

Zbulohet një thikë e kamufluar në xhaketë në…

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të…

Dushan Janjiq i parashikon jetëgjatësi 40-vjeçare Listës së…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *