Lajmet e Fundit

Popullsia në Malin e Zi, kjo është përqindja e shqiptarëve

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Drejtoria për Statistikat Monstat publikoi një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, të kryer në dhjetor 2023.

Sipas këtyre rezultateve, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, 32.9 serbë, 9.45 boshnjakë, 4.97 shqiptarë, 1 për qind romë dhe 0.97 për qind kroatë.

Në pyetjen se cila është gjuha e tyre amtare, 36.2 për qind e banorëve malazezë janë përgjigjur se është gjuha malazeze, ndërsa 43.5 për qind janë përgjigjur se gjuha e tyre amtare është serbishtja.

Sipas të dhënave të Monstat, asnjë grup etnik në Mal të Zi nuk ka shumicë absolute. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 ka një rritje të vogël të numrit të përgjithshëm të serbëve.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Forcat pro-serbe dhe pro-ruse si dhe mediat e shumta në Malin e Zi dhe në Beograd kanë bërë fushatë prej muajsh, duke u bërë thirrje qytetarëve që të deklarohen si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Kisha Ortodokse Serbe , e cila u bëri thirrje qytetarëve që të identifikohen si anëtarë të popullit serb dhe besimtarë të kishës së tyre që flasin gjuhën serbe.

Opozita malazeze tha  se rezultatet e regjistrimit konfirmojnë se përkundër propagandës së fuqishme, trysnive për të imponuar një koncept etnik, Mali i Zi arriti të ruajë karakterin e tij qytetar. Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë – 71.1%, myslimanë – 20% dhe katolikë – 3.2%.

Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces. /ena/PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *