Nisur nga sot, e deri mbrëmjen e të dielës, në Bërnicë të Prishtinës do të mbahet festivali Sunny Hill.
Dhjetëra mijëra vizitorë pritet të kënaqen me muzikën dhe atmosferën impozante të festivalit “Sunny Hill” gjatë katër ditëve të ardhshme. Si çdo vit, Policia e Kosovës është një partner i rëndësishëm i këtij festivali dhe do të kujdeset që gjithçka të shkojë pa probleme.
Një pjesë e angazhimeve të policisë përfshin menaxhimin e trafikut, i cili pritet të jetë më i ngarkuar gjatë këtyre ditëve në kryeqytet. Për këtë arsye, policia ka lëshuar një njoftim për publikun.
“Për të siguruar mbarëvajtjen dhe për të shmangur ngarkesat në trafik, policia do të bëjë ri-orientime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në zonën e festivalit. Transporti i pjesëmarrësve është organizuar nga Komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse, hyrja do të jetë nga rruga Prishtinë-Mitrovicë dhe dalja në autostradë,” njofton policia.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Njoftim rreth angazhimeve policore për festivalin “Sunny Hill”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.
Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.
Transporti i pjesmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).
Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarrkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë.
Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.
Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarrkesën në trafik.
Vizitorët këshillohen të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shfrytëzojnë transportin e organizuar për të shmangur vonesat dhe për të siguruar një përvojë të këndshme gjatë festivalit.
Prishtina Post
