Kulturë

Pjesëmarrje historike E Kosovës në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

PJESËMARRJE HISTORIKE E KOSOVËS

Me kënaqësi i’u përgjigja ftesës së Komitetit Paralimpik të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Paralimpike Paris 2024.

Grevist Bytyqi na dha të gjithëve emocion duke bërë historinë si garuesi i parë nga Republika e Kosovës në këto lojëra. I lumtur që Kryeqyteti ka mbështetur Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe do të vazhdojë në të ardhmen me përkrahje të personave me aftësi të kufizuara. Uroj Komitetin Paralimpik të Kosovës në krye me Njomza Emini për punën e palodhshme në anëtarësimin në Komitetin Ndërkombëtar Paralimpik dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.Komiteti Paralimpik i Kosovës

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *