Showbiz

Përplasje e ashpër në fermë: Zhaku provokon Ilirin, tensionet zgjerohen mes banorëve

Një atmosferë e tensionuar ka mbizotëruar kohët e fundit në fermë, ku një konfrontim mes Zhakut dhe Ilirit ka nxjerrë në pah mosmarrëveshje të thella mes banorëve. Situata u acarua gjatë një momenti relaksi, teksa Iliri po shijonte rrezet e diellit. Zhaku iu afrua dhe e provokoi duke u ngjitur sipër tij, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga balerini.

“Ik zhduku, kam gruan jashtë që më shikon”, ka qenë reagimi i Ilirit, i cili e shtyu Zhakun. Ky incident u kthye në temë kryesore gjatë prime-time, duke zbuluar se krisja nuk kufizohej vetëm mes tyre, por përfshiu edhe pjesën tjetër të fermerëve.

Zhaku, duke komentuar veprimin e tij, u shpreh: “Kam qef ta provokoj, kënaqem. Të dyve na pëlqen shahu dhe të dy po luajmë shah. Të gjithë janë ushtarët e Ilirit, përveç Mozës që është mbretëreshë më vete”. Nga ana tjetër, Iliri iu kundërpërgjigj: “Mendon se është mbretëreshë, por edhe një torre e lodhur në qoshe është. Torre pa ushtarë, ti e di çfarë është”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përplasjet verbale nuk u ndalën me kaq. Soni, e cila ka pasur më parë konflikte me Zhakun, theksoi: “Mirë që Zhaku e ka kuptuar kush është “goat”. Dhia përdoret si simbol superioriteti. Mirë është që të mos refuzohesh aq keq. Unë ty ta kam vënë vizën”. Moza shtoi: “Këta të dy, mirë a keq janë fitila që prodhojnë ngjarje”.

Edhe Visi dhe Indri komentuan situatën, me Visin që tha: “O Zhak, ashtu na i ndërron bateritë kur jemi në gjum”. Indri u shpreh: “Po të ma bënte mua, të më hipte sipër do mërzitesha shumë, nuk është as dashnorja ime, as gruaja ime”, ndërsa Romiri shtoi: “Inida më dhimbset”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *