E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Përparim Rama flet për “bashkim” e “stabilitet”, por zyrtarizon koalicionin me PDK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka tentuar ta paraqesë si “model stabiliteti” marrëveshjen e re politike në Kryeqytet, por në praktikë ka zyrtarizuar bashkëqeverisjen me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe Lidhjen për Prishtinën.

Në një status të gjatë publik, Rama ka folur për “tejkalim dallimesh”, “bashkim”, “interes qytetar” dhe “stabilitet institucional”, duke insistuar se qytetarët “nuk jetojnë në parti”.

Megjideklaroitë, reagimi i tij vjen pikërisht në kohën kur marrëveshja me PDK-në ka prodhuar tensione e pakënaqësi brenda elektoratit të djathtë dhe vetë LDK-së.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Jam kundër çdo retorike përçarëse. Ne jemi një popull. Një shtet”, ka shkruar Rama, derisa paralelisht ka konfirmuar ndarjen e posteve me partnerët e rinj politikë në Kryeqytet.

Ai ka bërë të ditur se emërimet nga LDK-ja janë realizuar përmes “Kolegjiumit” të pesë degëve të Prishtinës, ndërsa ka theksuar se bashkëqeverisja tashmë është finalizuar me AAK-në, Nismën, Lidhjen për Prishtinën dhe PDK-në.

Rama ka tentuar ta justifikojë këtë konfigurim politik me nevojën për stabilitet dhe projektet që e presin Prishtinën, përfshirë edhe Lojërat Mesdhetare.

“Kosova nuk ka nevojë për më shumë krizë e polarizim”, ka deklaruar ai, në një status që për shumëkënd u lexua më shumë si përpjekje për të qetësuar pakënaqësitë politike sesa si mesazh uniteti.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *