Showbiz

Përfundon Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Deklaratat përmbyllëse në Hagë për akuzat për krime lufte

Sot, në ambientet e Dhomave të Specializuara në Hagë, do të shënohet një moment kyç në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Për ditën e sotme, 10 shtator 2026, janë parashikuar deklaratat përfundimtare të palëve në lidhje me akuzat për krime lufte, të cilat shtrihen edhe në ditët në vijim, më 11 dhe 14 shtator.

Seancat fillojnë në orën 09:30 të mëngjesit dhe pritet të zgjasin deri në orën 17:15 të pasdites. Në qendër të këtyre deklaratave do të jenë akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, një kapitull i rëndësishëm në këtë proces historik.

Në këtë rast, pos Hashim Thaçit, drejtësinë në Hagë po përballen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të gjithë ata akuzohen për vepra të rënda, të cilat pritet të marrin një drejtim përfundimtar me deklaratat e ardhshme.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *