Showbiz

Përfundimi i një epoke: Klodi dhe Elijona ndahen përfundimisht

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh, lidhja mes Klodit dhe Elijonës duket se ka marrë fund. Të dy ata, të cilët ishin në qendër të vëmendjes për krizën e tyre, tani kanë bërë një hap të rëndësishëm që konfirmon ndarjen e tyre.

Fillimisht, ata ishin të kujdesshëm në reagimet e tyre, duke theksuar se për momentin po përqendroheshin në karrierën e tyre dhe angazhimet familjare. Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm.

Sot, në një veprim të papritur, Klodi dhe Elijona kanë hequr njëri-tjetrin nga listat e ndjekësve në Instagram. Po ashtu, fotografitë e tyre të përbashkëta janë zhdukur nga profillet e tyre, duke lënë pas një atmosferë të heshtur dhe misterioze.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kjo ndarje vjen pas përfundimit të xhirimeve të Klodit për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, një reality show i Prime Video, ku ai ka qenë një nga konkurrentët kryesorë. Pas këtij angazhimi, ai është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vazhdon të jetë në lëvizje.

Lidhja e tyre kishte filluar pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 4”, ku ata ndanë shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Por tani, pas këtij veprimi të papritur, ngrihet një pyetje e madhe: a ka përfunduar përfundimisht historia e dashurisë mes Klodit dhe Elijonës?

Me këtë zhvillim, fansat e çiftit janë të shqetësuar dhe të habitur, duke pritur më shumë informacion mbi arsyet e ndarjes së tyre. Çfarë do të ndodhë më tej me ata dy? /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *