Lajmet e Fundit

Pejë: I mituri publikon foto me armë në brez, Policia e zbulon dhe e arreston

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur, raporton PrishtinaPost.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në fshatin Vitomiricë në Pejë, ku Policia ka arrestuar një person për armë ilegale.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili kishte publikuar pamje me armë në brez, të cilën e mbante pa autorizim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pas intervenimit të Policisë, i mituri është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa arma nuk është gjetur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

 

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *