Lajmet e Fundit

Pas tri vitesh, Ngannou rikthehet këtë të shtunë në kafaz – zbulohet kundërshtari dhe ora e duelit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-kampioni i peshave të rënda në MMA, Francis Ngannou (17-3) rikthehet në kafaz pas tri vitesh dhe të shtunën do të luftojë për brezin e kampionit në PFL kundër Renan Ferreira (13-3).

Kamerunasi u largua nga UFC tri vjet më parë si kampion dhe nënshkroi për PFL dhe të shtunën do të zhvillojë luftën e tij të parë në kafaz.

Ngannou bëri dy meç boksi në tetor 2023 kundër Tyson Fury dhe në mars të këtij viti kundër Anthony Joshua dhe u mund në të dyja, por arkëtoi 30 milionë euro.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tani në moshën 39-vjeçare, Ngannou do të vazhdojë karrierën e tij MMA dhe kundërshtari i tij do të jetë një brazilian 34-vjeçar.

Ngannou e pati luftën e fundit në MMA në janar 2022, kur mbrojti rripin e UFC-së duke mundur Cyril Gane dhe të shtunën në Riad të Arabisë Saudite do të luftojë për brezin e kampionit të peshave të rënda të PFL.

“Thonë se jam favorit, por nuk luftojnë emrat. Emri në kafaz nuk do të thotë asgjë. Ferreira ka shumë talent dhe nga të gjithë kundërshtarët e mi, besoj se do të më bëjë luftën më të vështirë. Unë hyj në këtë ndeshje si humbës”, deklaroi Ngannou para ndeshjes.

Dueli pritet të nis të shtunën (19 tetor) në ora 23:00. /PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *