Showbiz

Pas konsultimeve për Presidentin, Haxhiu apel për marrëveshje mes partive politike

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, me qëllim diskutimin e çështjes kruciale të zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Pas takimit, Haxhiu u shpreh para mediave se synimi kryesor i këtyre konsultimeve ishte nxitja e partive politike për të arritur një marrëveshje konsensuale, duke shmangur kështu mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes. Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen e një marrëveshjeje dhe t’u ikim zgjedhjeve të parakohshme. Shpresoj shumë që partitë politike të arrijnë marrëveshje”, deklaroi Haxhiu.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo shtoi se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit ka theksuar disponimin e tij për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa çështja e Presidentit mbetet më e ndjeshme.

“Kurti theksoi që i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe të Qeverisë, por çështja është te Presidenca. Mund të jetë çështja e tretë, pasi është Kuvendi, Qeveria, por është çështja me prioritet”, tha Haxhiu.

Sipas saj, Kurti ka bërë të ditur se LVV-ja nuk dëshiron që Presidenti i ardhshëm të jetë nga radhët e saj, por është e hapur për një figurë konsensuale.

“Kurti e përmendi që nuk duan që Presidenti të jetë nga radhët e LVV-së, por janë për një President konsensual. Uroj që takimet me partitë politike të ndodhin shumë shpejt, siç na tha edhe kryetari i LVV-së. Uroj që ky takim të mos refuzohet nga partitë politike”, u shpreh ajo.

Haxhiu përfundoi duke shprehur dëshirën që në takime të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë politikë, me qëllim që të kontribuohet në tejkalimin e situatës aktuale dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

Në takimin konsultativ morën pjesë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *