Showbiz

Paralajmërim i IHMK: Stuhitë e fuqishme me rreziqe të konsiderueshme mbërrijnë të mërkurën në Kosovë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e vendit, duke parashikuar stuhi të fuqishme për ditën e mërkurë.

Sipas IHMK-së, reshjet intensive me bubullima, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish priten të jenë prezente gjatë gjithë ditës, nga mesnata deri në orën 23:59.

Zhvillimet e fuqishme konvektive, sipas institutit, mund të sjellin rreziqe të konsiderueshme për qytetarët dhe infrastrukturën.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Mes pasojave të mundshme të theksuara nga IHMK janë:

  • Goditjet e rrufesë, duke rrezikuar njerëzit dhe kafshët.
  • Dëmtimet në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.
  • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.
  • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje të dendura.
  • Dëmtimi i objekteve, automjeteve, infrastrukturës dhe kulturave bujqësore nga breshëri dhe erërat e forta.

Gjithashtu, IHMK paralajmëron se shkarkimet atmosferike mund të rrisin dukshëm rrezikun e shpërthimit të zjarreve.

Qytetarët u bëhen thirrje të:

  • Shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive.
  • Mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike.
  • Mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.
  • Tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *