E enjte, 10 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Paraburgim për 44-vjeçarin e dyshuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares – e mitura kërkoi ndihmë në “Hib Petrol” në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Shpëtim Ramës., i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”.

Vendimi është marrë më sot, ndërsa ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti është raportuar në orët e para të 16 gushtit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një 14-vjeçare kishte kërkuar ndihmë pasi, bazuar në deklarimit të saj, gjatë një udhëtimi me veturë ishte prekur pa pëlqimin e saj nga i dyshuari.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pas ndalimit prej 48 orësh, Prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit, kërkesë të cilën tashmë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Ferizaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *