E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Para ndeshjes me Andorrën, Vojvoda: Lojtarët e rinj po sjellin energji të re në Kombëtare

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka vlerësuar angazhimin e futbollistëve të rinj dhe ka theksuar se suksesi me Kombëtaren mbetet prioriteti i tij kryesor, pavarësisht arritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve me Comon.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Andorrës, Vojvoda ka folur për rëndësinë e përfshirjes së lojtarëve të rinj në ekipin kombëtar dhe ndikimin e tyre në grup.

Ai ka përgëzuar futbollistët e rinj për angazhimin dhe përshtatjen e shpejtë me skuadrën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Besoj se kjo është një fat se kur mungojnë lojtarët që janë më të vjetër, është një shans për lojtarët e rinj që ta tregojnë veten dhe për këtë besoj se niveli nuk duhet të ndryshohet sepse ka një energji të re dhe dëshirë për të bërë mirë për Kombëtaren, për ta rritur kualitetin në grup”, ka thënë fillimisht Vojvoda.

Mbrojtësi kosovar është ndalur edhe te zhgënjimi pas humbjes në finalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Botëror kundër Turqisë në Prishtinë, duke theksuar se skuadra duhet të vazhdojë përpara dhe të synojë suksese të reja.

Në nivel klubesh, Vojvoda do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve me Comon, por ai ka nënvizuar se suksesi me Kosovën mbetet prioriteti i tij kryesor.

“Besoj se po të më pyesnit se njërën apo tjetrën, do ta zgjidhja me sy mbyllur suksesin me Kosovën. Por ky është realiteti, jam shumë i gëzuar që kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Por, megjideklaroitë, besoj se kemi qenë të gjithë të mërzitur pasi e humbëm finalen këtu në shtëpi kundër Turqisë. Por, nuk bën të dorëzohemi dhe do të kemi raste të tjera, dhe shpresoj se edhe me Kosovën do të bëjmë diçka të madhe”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *