Lajmet e Fundit

Paqeruajtësit turq të KFOR-it nisin pastrimin e shtretërve të lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në Komunën e Dragashit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Komuna e Dragashit ka njoftuar se paqeruajtësit turq që shërbejnë në kuadër të KFOR-it kanë filluar aksionin për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve të dëmtuar nga vërshimet.Punimet sipas komunikatës po kryhennga Njësia e LMT-së së kontigjentit turk të KFOR-it në Dragash.

“Punimet fillimisht kanë nisur në lumin e fshatit Bresanë, ku aktualisht është duke u bërë heqja e rërës, gurëve, drunjve dhe materialeve të tjera të cilat e kanë zënë shtratin e lumit. Pas Bresanës, punimet do të vazhdojnë në fshatin Kuk dhe pastaj në fshatrat Kosavë, Blaç dhe Zaplluxhe”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.Organet komunale i kanë bërë thirrje banorëve të këtyre fshatrave që të jenë bashkëpunues me LMT-në e KFOR-it Turk, dhe ata që kanë prona rreth lumenjve të mos i pengojnë punimet, të cilat sipas autoriteteve lokale bëhen për interes të tyre dhe të të gjithë qytetarëve tjerë.

Dragash lumi

Gjithashtu, kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar – sidomos me fëmijët e tyre – në zonat ku do të zhvillohen punimet me ekskavator”, thuhet në njoftim.Në të njëjtën kohë është sqaruar se “drunjtë, që do të shkulen nga shtrati i lumit gjatë pastrimit, do të vendosen përreth pronave të banorëve të cilët mund t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre”.“Përveç ndihmës në pastrimin e lumenjve të fshatrave të prekur nga vërshimet, Njësia e LMT-së e KFOR-it Turk në Dragash do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët e Komunës sonë edhe me projekte të tjera”, përfundon njoftimi, raporton PrishtinaPost

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →
Bexhet xheladini dhe kfor

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *