E shtunë, 31 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj, siç e cilëson, “fushatës së vazhdueshme të institucioneve serbe dhe qarqeve të lidhura me to për kriminalizimin e luftëtarëve të UÇK-së”.

OVL-UÇK ka kundërshtuar akuzat ndaj pjesëtarëve të Brigadave 111 dhe 121, si dhe njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ato si “përndjekje politike të motivuar nga urrejtja ndaj UÇK-së”.

bazuar në tyre, Serbia po ndjek një “politikë të vjetër të veshur me petk juridik”, me qëllim të barazimit të agresorit me viktimën dhe njollosjes së luftës së UÇK-së.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Serbia nuk ka asnjë autoritet moral t’i mbajë leksione askujt për krime lufte, ndërsa i shmanget përgjegjësisë për atë që bënë në të vërtetë forcat e saj ushtarake, policore dhe paraushtarake. Listat e hartuara në Beograd nuk mund të rishkruajnë historinë, nuk mund të fshijnë varret dhe nuk mund të përmbysin të vërtetën e një populli të detyruar të mbrojë ekzistencën e vet”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka deklaruar se listat e hartuara në Beograd “nuk mund të rishkruajnë historinë dhe nuk mund të përmbysin të vërtetën e një populli që u detyrua të mbrojë ekzistencën e vet”.

Organizata u ka bërë thirrje ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë, duke thënë se thirrjet për arrestimin e tyre dëshmojnë, bazuar në saj, vazhdimin e së njëjtës qasje politike ndaj luftës së Kosovës.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *