Lajmet e Fundit

Operacion i madh i Policisë Shqiptare, shpallet në kërkim mjeku i VIP-ave

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Skerdi Faria është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si pjesë e një operacioni të madh kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike në Shqipëri.

Faria, i cili është i njohur si mjeku i shumë “VIP”-ave, është një nga tre personat e shpallur në kërkim nga autoritetet.

Operacioni ka çuar deri më tani në bastisjen e 30 qendrave estetike dhe parukerive, ku janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar, shpesh i përdorur pa licencë të rregullt.
Midis të arrestuarve janë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe furnizonte klinikat me produktet e jashtëligjshme, si dhe Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj, administratoret e dy klinikave estetike që përdornin botoksin e kontrabanduar.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas Policisë së Shtetit, procedime në gjendje të lirë kanë nisur edhe për disa persona të tjerë, ndërsa Faria dhe dy të tjerë, administratorët K. B. dhe A. F. B., janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Skerdi Faria ndodhet brenda vendit apo jashtë, ndërsa ai nuk ka bërë ende asnjë reagim publik./joq/PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *