Sport

Ofensiva e Milanit: Pavloviç dhe Todibo në Shënjestër për Një Mbrojtje të Pamposhtur!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
milano

Nevojitet një përforcim në prapavijë dhe në orët e fundit Milani është në kërkim të marrëveshjes me Strahinja Pavloviçin, mbrojtësin serb të Salcburgut që ra në sy për vlerat e tij edhe në kampionatin e fundit europian.

Kuqezinjtë janë duke kërkuar të arrijnë një marrëveshje me lojtarin përpara se të fillojnë bisedimet me klubin e tij, ndaj kanë takuar edhe menaxherin e tij. Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për interesimin e Milanit për serbin e lindur në vitin 2001, por ai nuk është i vetmi emër në listën e kuqezinjve përsa i përket qendrës së mbrojtjes.

Në fakt, sipas raportimeve nga “footmercato.net”, pasi e ndoqi tashmë në dimër, Milani po mendon edhe për Jean-Clair Todibo, i cili ka një kontratë me Nice deri në vitin 2027.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Djalli”, megjithatë, nuk është skuadra e vetme që ndjek ish-lojtarin e Barcelonës, duke qenë se edhe Juventusi ka shprehur interesim. Megjithatë, kjo është një sfidë për Milanin, i cili përpara se të jetë në gjendje të paguajë për Todibon, planifikon të shesë njërin mes Tomorit ose Çaut. transmeton Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *