Lajmet e Fundit

O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se në veri gjatë vitit të fundit ka pasur përmirësime sa i përket situatës së sigurisë atje.

O’Brien theksoi se pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme, çka sipas tij, kjo ka ndikuar në të mirë të situatës.Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova t’u ofrojë besim qytetarëve në veri se ata mund të ketë një të ardhme, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me “njerëzit që u besojnë institucioneve”.

“Është e rëndësishme që qeveria juaj t’u japë besim qytetarëve në veri që kanë të ardhme këtu si individ dhe si pjesëtarë të komunitetit serbë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Një besim i tillë e bën çdo gjë shumë më të lehtë edhe nëse marrim hapa për planifikim, ndërlidhje dhe të mos ketë dhunë. Në fund të fundit ka të bëjë me njerëzit që u besojnë institucioneve”.

pyetur se a sheh lidhjen ndërmjet shtetit serb dhe Banjskës, O’Brien u përgjigj “mendoj se kemi folur shumë për këtë”.

“Ajo që shohim është që shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai në Kanal 10.

Ai theksoi se Radoiçiqi, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, për çka theksoi se u është premtuar atyre se do të ndodhë

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *