Showbiz

Nora Istrefi dhe Robert Berisha rikthehen bashkë? Detaje nga pushimet familjare dhe raporti i tyre pas ndarjes

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, në një intervistë të fundit dhënë për emisionin “Artistët Shqiptarë” me Butrint Pasjaqa, ka hapur disa dyer drejt jetës së saj private dhe profesionale. Gjatë bisedës, Nora foli jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për marrëdhënien aktuale me ish-partnerin, Robert Berishën.

Istrefi theksoi se pavarësisht ndarjes zyrtare, mes saj dhe Robertit ekziston një raport i shëndetshëm dhe i mirëkuptuar. Ajo shtoi se të dy vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin, duke e vënë theksin te vajza e tyre. Këngëtarja zbuloi gjithashtu se ata shkojnë bashkë edhe me pushime si familje.

Kjo deklaratë ka nxitur menjëherë spekulime. A janë këto veprime vetëm për hir të vajzës, apo ka mundësi për një rikthim mes Norës dhe Robertit? Pyetje të tilla si nëse kanë pasur dhoma të ndara gjatë pushimeve apo a ka shkëndija të reja dashurie mbeten pezull. Për të mësuar më shumë detaje nga intervista e Norës, shikoni materialin e plotë më poshtë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *