Showbiz

Noizy bën dëshminë tronditëse për Cllevion në gjykatë

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka dëshmuar këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në seancën ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Gjatë dëshmisë së tij, Noizy ka rrëfyer rrethanat e konfliktit me Kleviol Ahmetin, duke deklaruar se në banesën ku jetonte në Durrës ishte vendosur një sasi lënde plasëse në katin e parë të pallatit.

Sipas tij, në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe është zgjuar rreth orës 09:00, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ai tha se shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në hyrjen e pallatit, në xhamat e lokalit dhe të dyqanit në pronësi të tij, si edhe krijoi një gropë në tokë.

Noizy shtoi se prindërit e tij jetonin në të njëjtin pallat, në një kat më sipër.

Në dëshminë para trupit gjykues, reperi e lidhi ngjarjen me konfliktin që kishte pasur me Kleviol Ahmetin.

Sipas tij, një ditë para shpërthimit kishte ndodhur një përplasje verbale dhe fizike mes tyre në lokalin e tij, ndërsa më pas ndodhi vendosja e eksplozivit.

Noizy deklaroi gjithashtu se pas kësaj ngjarjeje i është djegur edhe një automjet.

Ai u shpreh se nuk kishte pasur më parë lidhje apo bashkëpunim me Kleviol Ahmetin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte provokuar vazhdimisht në rrjetet sociale dhe në TikTok.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *