Showbiz

Njomza zbulon gjininë e bebit që po vjen në jetë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Njomza Retkoceri, e cila përveçse është vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Violetë Kukaj, është edhe vetë këngëtare, ka ndarë një lajm mjaft të gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi mjaft të ëmbël të realizuar në një ambient të hapur, ajo ka zbuluar zyrtarisht gjininë e foshnjës që po vjen në jetë.

Zbulimi i gjinisë u bë në një mënyrë mjaft emocionuese; teksa çifti ka shtyrë gotat brenda në tortë, ka zbuluar mbushjen me ngjyrë blu, duke konfirmuar se gjinia është djalë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Me këtë zbulim të bukur, është vërtetuar se këngëtarja do të bëhet sërish nënë e një djali. Kjo pritje e ëmbël vjen për të plotësuar edhe më shumë familjen e tyre, pas djalit të tyre të parë të quajtur Mat.

Urimet e shumta nga miqtë, ndjekësit dhe familjarët kanë vërshuar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram, duke i uruar shtatzëni të mbarë dhe shëndet për foshnjën që pritet të vijë së shpejti në jetë./Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *