Kulturë

Nita Shala fillon misionin e ambasadores në Itali

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala ka dorëzuar letrat kredenciale, e cila ka njoftuar se me këtë akt solemn edhe fillon zyrtarisht misioni i saj në përfaqësimin e Kosovës në shtetin e Italisë, shkruan Prishtina Post.

Prishtina Post ju sjell njoftimin e plotë të ambasadores Shala.

Pata nderin dhe privilegjin që në Pallatin Presidencial, t’i dorëzoj letrat kredenciale dhe t’ia prezantoj ekipin tim, Presidentit të Republikës së Italisë, Sh.T. Sergio Mattarella, në cilësinë e Ambasadores së Republikës të Kosovës në Itali.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Me këtë akt solemn, fillon zyrtarisht misioni im në përfaqësimin e Kosovës, një detyrë e lartë dhe përgjegjësi që e pranoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë.

Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë me Presidentin Mattarella, figurë e lartë e kombit italian dhe një mik i çmuar i Kosovës, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Me përkushtim të plotë, do të punoj për të forcuar edhe më shumë këtë miqësi të veçantë midis dy kombeve tona./ Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *