Kulturë

Nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, shfaqet filmi i shkurtër i Samir Karahodes, “Pa vend”

Mbrëmë ka filluar Festivali i Filmit Frankofon. Kjo ngjarje ka mbledhur një numër të lartë të artdashësve që kanë mbushur plot sallën e Kino Armatës, përcjell Prishtina Post.

Mbrëmja filloi me një fjalim hapës nga Grégoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, dhe Kushtrim Krasniqi, atashe për media dhe organizator i Festivalit të Sportit në Komitetin Olimpik të Kosovës. Pas kësaj, të pranishmit dëgjuan përvojat e Gresa Bakraqit dhe Hana Beiqit, atlete kosovare në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në një diskutim të moderuar nga Édouard Mayoral, këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe drejtor i Institutit Francez të Kosovës.

Për këtë mbrëmje të parë të Festivalit të Filmit Frankofon rreth temës “Kinnemaja i kushtohet sportit”, u shfaq filmi i shkurtër i Samir Karahodes, “Pa vend”, i ndjekur nga dokumentari i Mickawl Gamransi “Olimpike! Franca e Lojrave”. Mbrëmja përfundoi me një koktej, ku Shef Christophe kishte mundësinë të prezantonte specialitete kulinare franceze.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Festivali i Filmit Frankofon do të vazhdojë deri më 9 tetor! / Prishtina Post.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *