Lajmet e Fundit

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Gjilanit

Për një fushe të re futbolli në Gilan kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit.

Sipas një komunikate nga FFK, nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë nga presidenti, Agim Ademi, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

FFK ka theksuar se investimi në këtë projekt do të jetë i përbashkët mes FFK-së dhe Komunës, duke reflektuar përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e sportit në këtë komunë të rëndësishme.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas njoftimit, ky projekt vjen në kuadër të programit ambicioz të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë futbolli”, që ka për qëllim të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në çdo cep të Kosovës.

FFk ka theksuar se fusha e re që do të ndërtohet në Gjilan pritet të ofrojë mundësi më të mira për klubet lokale, të rinjtë dhe gjithë komunitetin sportiv, duke krijuar kushte më cilësore për stërvitje dhe gara.

“Është një hap tjetër i rëndësishëm në përmbushjen e vizionit tonë për një infrastrukturë moderne futbolli në mbarë vendin”, ka deklaruar presidenti i FFK-së.

Ndërkohë, kryetari Hyseni shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me FFK-në dhe theksoi se ky investim do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e sportit dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete të shëndetshme.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *