Pas një jave spekulimesh intensive në rrjetet sociale, dyshja e njohur Mateo dhe Brikena kanë konfirmuar përfundimisht ndarjen e tyre. Drama që mbajti publikun në tension duket se ka arritur në fundin e saj me deklarata të qarta nga të dy palët.
Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 1:30 të mëngjesit, Mateo theu heshtjen duke konfirmuar ndarjen. Ai, megjithatë, ra në sy për faktin se zgjodhi të mos e përmendte emrin e ish-partneres së tij. Mateo shpjegoi se marrëdhënia gjithmonë ka qenë diçka private për të, duke shtuar: “E respektoj personin edhe kohën që kam kaluar me të dhe më vjen keq që po shkruaj këtë mesazh… por nuk meritoni ta merrni si lajm nëpërmjet një story apo një ‘like’ që nuk jemi më bashkë ndaj vendosa të reagoj”.
Rreth 35 minuta më vonë, reagoi edhe Brikena. Përmes një postimi në grupet e saj, ajo konfirmoi marrëdhënien e përfunduar me Mateon, duke e përmendur atë me emër, ndryshe nga ish-partneri i saj. “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh,” shkroi ajo, duke u përpjekur të ruajë një qasje qetësuese.
Brikena gjithashtu theksoi nevojën për qetësi dhe largim nga vëmendja mediatike: “Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe… sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate.”
Megjithatë, deklaratat e tyre nuk kanë shuar plotësisht reagimet negative. Të dy aktualisht po përballen me kritika të shumta në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si e menaxhuan situatën. Shumë ndjekës, të zhgënjyer, duket se tashmë u japin të drejtë personazheve të tjerë publikë që më parë kishin shprehur dyshime për qëndrueshmërinë e këtij çifti.


