Showbiz

Moza gati për muzikë! Nuk do ta besoni me cilën këngëtare shqiptare do të bashkpunojë!

Pas triumfit në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti ka ndarë emocionet e saj në një intervistë të veçantë për televizionin Vizion Plus.

Në një bisedë të hapur me gazetares Pranvera Borkaj, Moza ka reflektuar mbi përvojën e saj të paharrueshme brenda fermës, duke theksuar se ky format ka qenë një sfidë dhe një mundësi e shkëlqyer për të shprehur veten.

Gjatë intervistës, ajo zbuloi se pas përfundimit të programit, ka marrë oferta për bashkëpunime muzikore nga emra të njohur, duke përmendur këngëtaren e njohur Tayna dhe mikun e saj, ish-fermerin Bujaka.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën për të punuar me mua në një projekt muzikor.

Është një nder të kem një artist si ajo që dëshiron të bashkëpunojë”, tha Moza me entuziazëm.

Ajo gjithashtu theksoi me humor se ka një “radhë” për të respektuar në këto bashkëpunime, duke e bërë bisedën më të ngrohtë dhe të këndshme.

“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’ se Tayna më ka kërkuar e para,” shprehu ajo, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt mund të presim projekte të reja muzikore nga ajo.

Me këtë, Moza Ahmeti po tregon se pas suksesit në televizion, ajo është gati të shfaqë talentin e saj edhe në muzikë, duke e bërë atë një artist të shumëanshëm.

Me një të ardhme të ndritur përpara, fansat e saj mund të presin me padurim për të dëgjuar këngët e reja që do të vijnë nga kjo fituese e “Ferma VIP 3”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *