Politikanja dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë rreth marrëdhënieve të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjatë edicionit të fundit. E ftuar në emisionin “Andale”, Kryemadhi, e cila ishte analiste e ngjarjeve, nuk ka hezituar të komentojë lidhjet mes ish-banorëve.
E pyetur drejtpërdrejt se cili çift mendon se do të ndahet i pari pas daljes nga shtëpia, Kryemadhi ka dhënë një përgjigje të prerë: Mateo dhe Brikena. Ajo shprehu dyshime të forta për autenticitetin e lidhjes së tyre, duke sugjeruar se romanca mund të mos i ketë rezistuar kohës jashtë kamerave.
“Unë kam qenë skeptike për lidhjen e tyre që në fillim,” ka deklaruar Kryemadhi. “Nuk kam besuar që Mateo e donte Brikenën. Mendoj që Mateo e kërkoi si një aksesor në lojë. Brikena, nga ana tjetër, dukej se filloi të ndjente më shumë, ndërsa Mateo jo. Pas përfundimit të spektaklit, kam përshtypjen se Brikena ka filluar të kuptojë realitetin e marrëdhënies së tyre.”


